Site icon Telegrafi

Rrihet barbarisht nga i dashuri, publikon fotot e tmerrshme (Foto,+18)

“Publikova fotot e mija në rrjetet sociale, me shpresën për të frymëzuar viktimat e tjera të dhunës në familje, që ato të kërkojnë ndihmë dhe të mos heshtin”.

Këto kanë qenë fjalët që ka thënë Natalie Lawson, 32 vjeçe, e cila është dhunuar barbarisht nga i dashuri i saj xheloz.

Lawson është me profesion parukiere dhe prej vitesh punon në një sallon bukurie.

I dashuri i saj Dean Gale e ka rrahur barbarisht duke i shkaktuar asaj plagë të shumta në trup dhe në fytyrë, duke mos pasur asnjë shkak konkret.

“Nuk është hera e parë që Gale më ka dhunuar, por këtë herë vendosa të mos hesht, pasi doja të jepja një mesazh të fortë për të gjitha gratë që dhunohen”, është shprehur 32- vjeçarja.

Natalie dhe Gale kishin më shumë se katër vite që bashkëjetonin, por kohët e fundit marrëdhënia e tyre kishte shumë problem, aq sa ai nuk kursente as dhunën ndaj saj.

Lawson ka një djalë nga martesa e saj e parë dhe vendosi që të denonconte në polici të dashurin, i cili tani është duke vuajtur dënimin./tvklan.al

Exit mobile version