Tre burra janë mbytur dhe katër tjerë u lënduan, pasi shoferi i një veture i shtypi në pjesën jugore të Chicagos.
Incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të shtunës në afërsi të parkut Jackson, transmeton Telegrafi.
Zëdhënësi i departamentit të zjarrfikësve tha për Chicago Tribune, se zyrtarët policorë besojnë se aksidenti ishte shkaktuar qëllimshëm.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një grup burrash po qëndronin në rrugë – duke grushtuar njëri-tjetrin në atë që dukej si përleshje masive.
Më pas shfaqet një limuzinë ngjyrë hiri e cila rrit shpejtësinë dhe shtyp turmën. Njëri prej tyre “fluturon” mbi veturë e shumë tjerë mbesin nën mjetin motorik.
Që të tre personat kanë mbetur të vdekur në vend, kanë bërë të ditur nga spitali i Chicagos, kurse ata që i mbijetuan përplasjes janë dërguar në spital me lëndime të rënda.
Policia beson se personi i pestë që ishte shtypur dhe që i mbijetoi sulmit – është dërguar në spital me veturë private. /Telegrafi/