Kalimtarët e rastit i kanë ndarë dy burra të moshës së mesme, që po rriheshin në mes të një rruge në Derby të Anglisë.
Ata qëllonin njëri-tjetrin me grushte, derisa nuk u rrëzuan për t’u rrotulluar nëpër asfalt, sikur të ishin fëmijë, transmeton Telegrafi.
Meqenëse kishin bllokuar trafikun, të pranishmit intervenuan dhe nuk e patën të vështirë t’i ndajnë.
Tashmë kanë filluar hetimet në identifikimin e të përfshirëve, pasi njëri prej tyre dyshohet të jetë shofer i licencuar për të vozitur taksi. /Telegrafi/
https://youtu.be/t0JeskHIXi0