Policia e Kosovës njoftoi se katër të dyshuar kanë sulmuar me mjete të forta (shkop druri, boks metali) dy persona, ndërkaq edhe të dyshuarit edhe viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Rasti ka ndodhur në fshatin Orllan të Podujevës.
Njësia policore ka arrestuar dy të dyshuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë gjenden në arrati. /Telegrafi/