Telegrafi

Rrihen për vdekje ‘shtrigat’ në Indi (Foto)

Fshatarët i kanë quajtur ‘shtriga’ magjistare dhe i kanë akuzuar se kanë praktikuar magji duke i fajësuar ato për fatkeqësitë që po ndodhnin në fshat, ka njoftuar policia.

Fshatarët i kanë tërhequr zvarrë gratë nga shtëpitë e tyre dhe i kanë rrahur me thupra dhe shufra hekuri. Policia ka arrestuar rreth 50 persona të përfshirë në sulm dhe kanë qëndruar në fshat për të parandaluar çdo trazirë tjetër të mundshme, shkruan “The Washington Post”.

Një zyrtar i lartë i kësaj zone, Raghubar Das, ka dënuar sulmin duke thënë se në epokën e dijes incidente të tilla janë të dhimbshme dhe shoqëria duhet të mendojë më arsyeshëm.

Besëtytni të tilla ka pothuaj në gjithë Indinë. Nga viti 2000 deri më 2012, në Indi janë vrarë rreth 2,100 persona, shumica femra, nën dyshimin e përdorimit të magjisë së zezë.