Një video shokuese po qarkullon në internet, ku shfaqen dy adoleshent duke u rrahur në mes të rrugës në mënyrën më brutale të mundshme, derisa anëtarët tjerë të bandave të tyre dëgjohen duke brohoritur emrat e tyre.
E gjithë ngjarja e tmerrshme zhvillohet në mes të rrugës, derisa të rinjtë e veshur në të zeza aplaudojnë dhe bëjnë tifo për të preferuarin e tyre, thuajse janë në një ndeshje boksi, transmeton Telegrafi.
Por pas disa sekonda rrahje, njëri prej tyre dorëzohet dhe përfundon në tokë, derisa adoleshenti tjetër tregohet i pamëshirshëm duke e goditur pandërprerë edhe pse ishte shtrirë në tokë. /Telegrafi/