Telegrafi

I rrahin Janakieskin dhe Ristovskin në burgun e Shuto Orizares

Dy të dyshuari për ngjarjet e “27 prillit”, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, të cilëve dje iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, janë dërguar në burgun e Shkupit në Shuto Orizare, konfirmojnë të afërmit e tyre për “Makfax”.

Të afërmit thonë se të dy kanë marrë lëndime në rrahjen që kanë pasur me të burgosurit. Ata gjithashtu thonë se të dy kanë qenë të gjakosur dhe janë dërguar për kontroll në spital.

Deri tek Gjykata Penale në Shkup ka arritur njoftimi për incidentin fizik që ka ndodhur në burgun e Shkupit në Shuto Orizare, konfirmojnë për “Makfax” burimet nga Gjykata. Në njoftim thuhet se bëhet fjalë për sulm fizik, ndërsa nesër gjyqtari do t’i vizitojë të dyshuarit në burg./Telegrafi/