Katër persona janë arrestuar pasi janë përleshur fizikisht mes veti pas një mosmarrëveshje mes tyre.
Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 18:00 në fshatin Vërban, në Viti.
Sipas raportit policor, si pasojë e përleshjes dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore – e atyre u është ofruar edhe tretmani mjekësor.
Ndërkaq, me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/