Dy minorenë dje janë sulmuar fizikisht nga dhjetë persona meshkuj në një autobus të NPQ Shkup në afërsi të Bit Pazarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rasti në policisë është denoncuar rreth orës 17:00 nga ana e qendrës dispeçere të “NPQ”. Dy djemt 17-vjeçar nga f. Orman dhe nga f. Mirkovc kanë qenë në autobusin me numër 50 të NPQ, i cili ka lëvizur nga Bit Pazari drejt Qendrës. Në afërsi të Bit Pazarit dhjetë meshkuj, në katin e sipërm të autobusit, i kanë sulmuar fizikisht, me ç’rast u kanë shkaktuar lëndime të dukshme në fytyrë dhe trup.
MPB ndërmerr masa për gjetjen e kryrësve dhe për zbardhjen e plotë të rastit. /Telegrafi/