Site icon Telegrafi

Rrihen dy shqiptarë në veri të Mitrovicës

Dy shqiptarë janë rrahur nga persona të panjohur në Sheshin “Shumadija” në veri të Mitrovicës.

Ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 17:45.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se sulmuesit dyshohen të jenë të nacionalitetit serb.

Sipas burimeve, personat e sulmuar janë dërguar për tretman në spitalin e jugut të qytetit Mitrovicës.

Mësohet se pas trajtimit në këtë spital ata janë liruar në shtëpi./Telegrafi/

Exit mobile version