Dy të rinj shqiptarë nga qyteti i Vitisë janë rrahur të mërkurën pasdite në rrugën “Mbreti Peter”, në veri të Mitrovicës nga disa persona të panjohur.
Lajmin e konfirmoi për Telegrafin zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Besim Hoti.
Hoti tha se janë duke hetuar rastin si dhe janë duke punuar në gjetjen e autorëve të këtij sulmi.
Si pasojë e sulmit, dy të rinjtë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marr tretman mjekësorë në spitalin e Mitrovicës.
Ndërkaq, burime të Telegrafit mësojnë se të rinjtë nga Vitia, janë rrahur nga një grup i kombësisë serbe, të njohur në atë zonë si grupi “km-forte”. /Telegrafi/