Dy shtetas turq janë rrahur mbrëmë në afërsi të qendrës së Shkupit nga persona të panjohur.
Sipas të dhënave të MPB-së, shtetasit turq E.I (24) dhe S.J (26) me vendqëndrim të përkohshëm në Maqedoni kanë thënë se janë sulmuar fizikisht nga ana e personave të panjohur në afërsi të gjimnazit “J.B Tito”.
Policia menjëherë ka ndërmarrë masat për zbardhjen e rastit, ndërsa turqit e sulmuar janë shtrirë për shërim në Spitalin e Shkupit./Telegrafi/