Disa imazhe të publikuara thuhet se tregojnë një aeroplan evakuimi të mbushur me vrima plumbash dhe duke nxjerrë karburant pasi aterroi në Sudan.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani transportues turk C-130 dyshohet se u qëllua nga luftëtarët e milicisë me armë të vogla teksa u ul në aeroportin e kontrolluar nga Britania e Madhe “Wadi Sayedna”, rreth 14 milje në veri të Khartoum.
Për fat të mirë, aeroplani arriti të ulej në mënyrë të sigurt rreth orës 7:25 të mëngjesit me orën lokale dhe tani po i nënshtrohet riparimeve ndërsa evakuimi masiv ndërkombëtar vazhdon.
Ushtria e Sudanit pretendoi se forcat rebele po punojnë për të “penguar përpjekjet e evakuimit me sjellje kaq të rrezikshme” – edhe pse armëpushimi i brishtë u zgjat mbrëmë me 72 orë të tjera.
Por grupet rebele mohuan se kishin qëlluar aeroplanin.
Ky duket të jetë rasti i parë që një aeroplan i huaj evakuimi dëmtohet nga luftimet që kur transporti masiv ajror filloi të nxjerrë të huaj nga Sudani i shkatërruar nga lufta.
Ndryshe, shpërthime të shumta dhe të shtëna me armë tronditën kryeqytetin e Sudanit gjatë ditëve të fundit – pavarësisht armëpushimit.
Dhe incidenti nxjerr në pah rrezikun me të cilin përballet misioni – me mijëra të huaj që vazhdojnë të mbeten të bllokuar. /Telegrafi/