Site icon Telegrafi

Rezultat i frikshëm në futbollin e femrave në Kosovë: Feronikeli mposht Drenicën 40-0, Bajrami shënon 22 gola

Në Kosovë shënohet rezultati më i thellë në futbollin e vendit tonë, pasi skuadra e femrave të Feronikelit e ka mposhtur Drenicën (40-0).

Kjo ndeshje është luajtur këtë të premten në kuadër të xhiros së pestë të Superligës së Femrave në futboll.

Zelfije Bajramaj ka shënuar plot 22 gola në ndeshje me Drenicën.

Për Feronikelin kanë realizuar edhe Bahtije Miftari e Arbenita Curraj nga pesë gola, pastaj Rita Olluri e Feride Kastrati nga tre, kurse nga një gol e kanë shënuar Fatbardha Kastrati dhe Arta Bulliqi.

Në këtë edicion në Superligën e Femrave në futboll po marrin pjesë 12 ekipe.

Ky rezultat i arritur kishte edhe një shkas, pasi Drenica është paraqitur me futbollisti të reja, pasi ekipi i parë është në bojkot për mos shlyerje të borxheve.

Për Feronikelin kjo është fitorja e pestë në po kaq ndeshje të zhvilluara në këtë edicion.

Në të gjitha këto ndeshje, Feronikeli ka pësuar vetëm dy gola, ndërsa ka shënuar plot 78. /Telegrafi/

Exit mobile version