Derisa po luanin me top, në kopshtin pas shtëpisë që ndodhet në Goole të Yorkshire, një grua është rrëzuar papritmas, pasi u qëllua në këmbë nga partneri saj.
Eleanor Martin e ka gjetur vetën në tokë, derisa po përpiqej të hidhte topin shkaku i ndërhyrjes së çuditshme që ka bërë Daniel Hammond, transmeton Telegrafi.
Në videon e shkurtër, shihet 26-vjeçari që vrapon pas partneres së tij katër vite më të re, dhe bën një lëvizje të palejuar në futbolli.
Për pasojë, Eleanor që është nëna e një fëmijë ka marrë lëndime të konsiderueshme dhe ka pasur vështirësi të lëvizë për një kohë. /Telegrafi/