Telegrafi

Rrëzojnë plaçkitësin e armatosur, befasohen kur ia heqin maskën (Video)

Punonjësit në një piceri në Massachusetts të Shteteve të Bashkuara, rrëzuan për toke plaçkitësin e armatosur, ndërsa mbetën të befasuar kur i hoqën maskën dhe kuptuan që ishte ish-menaxheri lokalit.

Sean Coulson që ishte pushuar nga puna gjatë vitit të kaluar, ka hyrë me shpejtësi dhe vodhi nga arka afro 200 euro, por u ndalua derisa po dilte, transmeton Telegrafi.

“Nuk mendova dy herë, iu hodha dhe e rrëzova në dysheme, pastaj më ndihmuan kolegët” ka thënë njëri prej punonjësve që nuk e lejuan të ikte.

Në momenti që erdhi policia, ai tha se ishte duke u mahitur me kolegët e vjetër, por kjo nuk e bëri askënd për të qeshur dhe atë e dërguan në mbajtje. /Telegrafi/