Telegrafi

Rrëzoi burrin me një goditje të fuqishme, dhe e gjitha ishte një keqkuptim

Një pasdite e bukur në një lojë bejsbolli mori një kthesë të papritur kur një tifoz i tërbuar rrëzoi një tifoz të ekipit kundërshtar.

Incidenti ndodhi të mërkurën pasdite në një lojë San Diego Padres-Colorado Rockies.

Një tifoz i Padres goditi një tifoz të Rockies direkt në kokë, dhe ai menjëherë u rrëzua, transmeton Telegrafi.

Pamjet u bënë shpejt virale në mediat sociale.

Në fillim, nuk ishte e qartë se çfarë çoi në këtë përleshje, por dukej se audienca ishte në krah të tifozit të Rockies, gjë që është e kuptueshme duke marrë parasysh se loja u luajt në Colorado, shkruajnë mediat amerikane.

Policia tha se nuk ishte ngritur asnjë akuzë sepse viktima nuk donte të padiste sulmuesin.

Doli gjithashtu se ishte një keqkuptim.

Gjegjësisht, publiku i bërtiti adoleshentit, babai i të cilit u largua nga stadiumi, dhe sulmuesi mendoi se ata po e brohorisnin këtë, kështu që ai vrapoi te tifozi kundërshtar dhe e nokautoi. /Telegrafi/