Silvio Berlusconi kaloi natën në spital pasi ra natën e kaluar në shtëpinë e tij në Romë.
Ish-kryeministri italian u pengua ndërsa ishte në shtëpi në Romë, ku erdhi për të mbështetur Mario Draghin, si kryeministri i ardhshëm i Italisë, për shkak të krizës politike në Apenine, raporton france24.
Politikani 84-vjeçar pësoi mavijosje në njërën anë të trupit dhe u dërgua në vendlindje në Milano, ku u ekzaminua në detaje, deklaroi zëdhënësi, transmeton Telegrafi.
Manjati mediatik, i cili dominoi jetën publike të Italisë në vitet e 1980, u shtrua në spital në Monaco muajin e kaluar për shkak të problemeve të zemrës.
Ai gjithashtu bëri një operacion të madh në zemër në vitin 2016 gjersa mbijetoi kancerin e prostatës.
Ai u shtrua në spital në shtator të vitit të kaluar pasi u infektua me coronavirus dhe atë e përshkroi si “sfidën më të madhe të jetës së tij”. /Telegrafi/