Telegrafi

Rrëzohet shtylla e rrjetit elektrik në Fushë Kosovë (Foto)

Një shtyllë e rrjetit elektrik është rrëzuar në fshatin Bresje në Fushë Kosovë, si pasojë e erërave të forta.

Siç raporton emisioni “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini, duke u bazuar në deklaratën e dërguesit të fotove, shtylla ka rbnë mbi objektin ndimës të një shtèpie dhe fatmirësisht asnjëri nga banorët nuk ka pësuar nga ky aksident.

Kujtojmë gjatë ditës së enjte, ka pasur erëra të forta edhe në Prishtinë, ku është rrëzuar edhe një tendë./Telegrafi/