Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në një qytezë në Tajlandë. Një punëtor ndërtimtarie është rrëzuar në armatura të cilat i janë ngulur në shpinë dhe i kanë depërtuar në anën tjetër në gjoks, vetëm disa milimetra larg zemrës.
Por pasi i është komplikuar gjendja ai është dërguar me urgjencë në spital, kurse armaturat e ngulura në trup nuk ia kanë hequr derisa kanë mbërritur tek specialistët e kësaj fushe, transmeton Telegrafi.
Ende nuk dihet nëse ky punëtor kishte kërcyer vetë nga ndonjë kat i ndërtesës apo kishte ndodhur nga pakujdesia, apo nëse armaturat i janë ngulur kur është rrëzuar.
Gjithashtu, nuk dihet për fatin e punëtorit që e kishte pësuar keq, derisa ishte duke punuar në ndërtimin e një objekti gjigant. /Telegrafi/