Sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, një aeroplan MiG-31 u rrëzua sot (e mërkurë) në rajonin Nizhny Novgorod.
“Më 19 shtator, rreth orës 03:30 të kohës lokale të Moskës [12:30 GMT], një aeroplan luftarak i tipit MiG-31 u rrëzua gjatë një fluturimi të planifikuar në një nga aeroportet ushtarake në rajonin Nizhny Novgorod, të dy pilotët u shpëtuan me sukses”, citon Sputnik një deklaratë nga ministria ruse e mbrojtjes.
Të dhënat paraprake tregojnë se ishte një gabim teknik ai që kishte shkaktuar rrëzimin e aeroplanit luftarak MiG-31, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, përcjell Telegrafi.
“Fluturimi është kryer pa municion, aeroplani ka rënë në një vend të pabanuar, nuk ka shkaktuar dëme në tokë, sipas të dhënave paraprake, shkaku i aksidentit ishte një mosfunksionim teknik”.
Sipas deklaratës së autoriteteve ruse, pilotët u evakuuan menjëherë nga personeli i kërkim-shpëtimit dhe jeta e tyre nuk është në rrezik.
Aeroplani ra 17 km pasi ishte ngritur në fluturim nga baza ajrore.
Ministria Mbrojtjes në Rusi tha se po punon për të përcaktuar saktësisht shkaqet e aksidentit në vendin e rrëzimit.
Kujtojmë, dje ishte rrëzuar një aeroplan tjetër rus në Siri, ku humbën jetën 15 ushtarë./Telegrafi/