Banorët e fshatit Rezallë të Skenderajt, tash e një kohë kanë probleme me energjinë elektrike.
Lexuesit e Telegrafit nga kjo anë, kanë dërguar disa pamje ku shihet se një shtyllë elektrike tashmë është rrëzuar dhe ka bllokuar një veturë.
Si pasojë e rrëzimit të kësaj shtylle elektrike, kabllot kanë mbetur në rrugë duke rrezikuar kështu edhe kalimtarët.
Probleme me furnizimin me rrymë, kanë edhe disa fshatra tjerë të Komunës së Skenderajt. /Telegrafi/