Rrëzimi i shtëpisë ndodhi pasi që fqinji kishte filluar ndërtimin e shtëpisë së re, duke gropuar në thellësi.
Rrëzimin e shtëpisë e kanë ndikuar edhe kushtet atmosferike me shi. “Shtëpia është rrezuar të premten në ora 06:20 dhe për fat të mirë të të gjithëve nuk ka të lënduar sepse nuk kemi qenë duke banuar në të pasi që kemi vërejtur se është rrezik”, ka thënë pronari i shtëpisë Esat Llapashtica, njofton Koha
“Nga shtëpia jemi larguar të mërkurën, rreth orës 03:00 pasi që dëgjuam një krismë dhe pamë se shtëpia është çarë”, ka thënë pronari. Bashkim Musaj, pronari i që kishte hapur themelet për ndërtimin e shtëpisë së re ka thënë se është i gatshëm të bëje kompensimin e shtëpisë së fqinjit. /Telegrafi/