Telegrafi

Rrëzohet një punëtor nga shtylla elektrike

Një person derisa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike është rrëzuar aksidentalisht.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Skënderbeu ‘ të Malishevës, njofton Policia.

Viktima ka pësuar lëndime trupore, ku më pas është dërguar për tretman mjekësor dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

Foto: Ilustrim