Site icon Telegrafi

Rrëzohet një pjesë e murit, mbi Urën e Vjetër të Gurit në Vushtrri (Foto)

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, është rrëzuar një pjesë e murit mbrojtës mbi Urën e vjetër të gurit, një prej tri objekteve kryesore të trashëgimisë materiale kulturore në qytetin e Vushtrrisë.

Sipas dëshmitarëve, ngjarja ka ndodhur rreth pas orës 3:00 të mëngjesit. Një punëtor sigurimi i cili punon në lokalin hotelier me të njëjtin emër Ura e Vjetër e Gurit, i tha portalit Veriu.info se është dëgjuar një zhurmë e shkurtër, e më pas ka parë se një pjesë e murit kufizues mbi urën e gurit kishte rënë në tokë.

Sot në vendin e ngjarjes kanë qenë kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, si dhe Policia e Kosovës e cila e ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.

Exit mobile version