Të paktën 11 njerëz janë shtypur për vdekje pasi një pemë ka rënë në një festival në Madeira të Portugalisë.
Pamjet televizive kanë treguar punëtorët e urgjencës të mbledhur nën një grup pemësh, pranë ishullit portugez Funchal.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, tragjedia ndodhi gjatë festivalit Nossa Senhora do Monte, që është festimi më i madh vjetor i ishullit.
Televizioni RTP ka raportuar se “shumë njerëz u përqendruan” në atë zonë në atë kohë – dhe 35 persona besohet të jenë të plagosur, katër prej tyre seriozisht.
Dy fëmijë dyshohet të jenë nga të vdekurit, në momentin kur lisi 200-vjeçar u rrëzua. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=8deLHluU4Eg