Një hidroplan është rrëzuar sot në lumin Lim, në afërsi të Beranes.
Sipas të njëjtave informacione, në hidroplanin sportiv ka pasur shtetas zviceranë – piloti dhe një pasagjer, të cilët kanë lënë aeroplanin para rrëzimit dhe kanë zbritur në tokë me ndihmën e një parashute.
Ata nuk kanë pësuar lëndime, por për masa paraprake janë transportuar në Qendrën Mjekësore në Berane, Mal të Zi.
Tashmë është publikuar fotografia e parë e hidroplanit të rrëzuar ndërsa ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi rrëzimin e tij.
Masat dhe veprimet hetimore po vijojnë, raporton televizioni shtetëror malazez RTCG.
Ndryshe, ditë më parë një tjetër hidroplan është rrëzuar në vendbanimin Shtoj të Ulqinit në Mal të Zi, ku mbetën të lënduar dy persona. /Telegrafi/