Telegrafi

Rrëzohet një helikopter i policisë turke, humbin jetën dy persona dhe një tjetër lëndohet

Një helikopter i policisë turke është rrëzuar mbrëmë në jug të vendit, ka njoftuar ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya.

Ai në rrjetin social X ka njoftuar se kanë humbur jetën dy policë, dhe se një tjetër është lënduar, transmeton Telegrafi.

Raportohet se helikopteri ishte ngritur në ajër nga aeroporti në Hatay në drejtim të Gaziantep, kurse kontakti me fluturaken ishte ndërprerë rreth 22:30.

Yerlikaya njoftoi se helikopteri është rrëzuar në afërsi të fshatit Kartal, në provincën Nurdagi në afërsi të Gazianetepit.

“I lënduari është anëtar bordi, një teknik që është dërguar në spital”, ka njoftuar Fahrettin Koca, ministri turk i Shëndetësisë. /Telegrafi/