Telegrafi

Rrëzohet një helikopter në Florida, dy të vdekur – disa shtëpi përfshihen nga zjarri (Video)

Një rrëzim i helikopterit në një park të shtëpive mobile në Florida të martën la të paktën dy njerëz të vdekur dhe përfshiu disa banesa në flakë, tha zyra e sherifit.

Sipas mediave, përcjell Telegrafi, të dy viktimat “besohet të jenë nga helikopteri”, kanë bërë të ditur autoritetet, duke shtuar se një tjetër individ “në terren” u plagos.

Detajet janë shoqëruar edhe me një fotografi nga vendi i ngjarjes, e cila tregon flakët, si dhe tymin e zi.

Dy shtëpi u përfshin nga flakët mes rrëzimit, edhe pse “besohet se asnjë njeri nuk ishte në asnjërën”, tha zyra e sherifit në një përditësim të postuar më vonë. /Telegrafi/