Site icon Telegrafi

Rrëzimi i fëmijës në QKUK, policia thotë se i njëjti kishte shkuar për vizitë të një familjari

E plotësuar:  Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin, rastin e rrëzimit të fëmijës në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 11:30.

“Rreth orës 11:30, është pranuar informata se një fëmijë është rrëzuar nga shkallët e një klinike  në QKUK, dhe i njëjti ka marrë lëndime trupore”, ka thënë Borovci.

Ai ka shtuar se në kohën e rrëzimit fëmija nuk ka qenë i shtrirë në klinikë por ka qenë me prindin e tij në vizitë të një familjari.

“Aktualisht fëmijës është duke i’ u ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor në klinikën përkatëse, përderisa nga ana tjetër po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, u shpreh Borovci. /Telegrafi/

—–

Rrëzohet një fëmijë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, pëson lëndime të rënda

Një fëmijë ka pësuar lëndime të rënda, pasi që i njëjti është rrëzuar në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.

Rrëzimi i tij ka ndodhur në shkallët e Klinikës së Pediatrisë, dhe i njëjti është dërguar për trajtim në emregjencë.

Telegrafi mëson se menjëherë pas këtij rasti është njoftuar Policia e Kosovës e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar. /Telegrafi/

Exit mobile version