Një aksident me fatalitet ka ndodhur në shtetin rus.
Katër persona u vranë sot dhe tetë u plagosën pas rrëzimit të një aeroplani që transportonte parashutistë në rajonin rus Kemerovo.
Kjo u njoftua sot nga departamenti lokal i Ministrisë së Situatave të Emergjencës.
Siç u tha, aeroplani L-410 u ngrit nga fusha ajrore në Tanaj dhe pastaj u anua në anën e majtë dhe humbi kontrollën.
Në kohën e rrëzimit ishin 17 parashutistë në aeroplan, të cilët kanë pësuar lëndime trupore. /Telegrafi/