Telegrafi

Rrëzohet një aeroplan ushtarak rus

Ministria e Mbrojtjes ruse tha të hënën një nga avionët e saj është rrëzuar në verilindje të Siberisë, por askush nuk ka humbur jetën në aksident, raportuan agjencitë ruse të lajmeve.

23 persona janë dërguan në spital, 16 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Ministria e Mbrojtjes tha se aeroplani Ilyushin Il-18 bëri një ulje emergjente 30 kilometra nga një aeroport pranë qytetit të Tiksi në Republikën Sakha në orën 4: 45 sipas kohës lokale, njoftoi agjencia e lajmeve TASS.

Ministria tha se një ekip i hetuesve ushtarakë u dërgua në vendin e ngjarjes, transmeton KosovaPress.