Një aeroplan ushtarak nigerian është rrëzuar derisa po i afrohej pistës së Aeroportit Abuja për shkak të dështimit të motorit.
“Një avion ushtarak King Air 350 sapo u rrëzua në pistën tonë Abuja pasi raportoi dështimin e motorit gjatë rrugës Minna”, tha Ministri i Aviacionit, Hadi Sirika në llogarinë e tij në Twitter.
Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, Minna është një qytet rreth 110 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit të Nigerisë, Abuja.
Nigerian Military Plane crashes near Abuja Airport pic.twitter.com/3PpoOIgUcN
— Punch Newspapers (@MobilePunch) February 21, 2021
Sirika nuk dha detaje për viktimat, por shkroi se rrëzimi “duket se është fatal”.
A military aircraft King Air 350 has just crashed short of our Abuja runway after reporting engine failure enroute Minna. It appears to be fatal. We should remain calm & wait for the outcome of investigation by the military, while we pray for the departed soul/souls if any.🇳🇬🤲🏽😩
— Hadi Abubakar Sirika (@hadisirika) February 21, 2021
“Ne duhet të qëndrojmë të qetë dhe të presim rezultatin e hetimit nga ushtria, derisa lutemi për viktimat nëse ka ndonjë”, deklaroi ai.
Sipas medieve lokale, duke cituar Forcën Ajrore Nigeriane thuhet se shtatë pasagjerët në bordin e aeroplanit Beechcraft KingAir B350i vdiqën kur avioni rrëzua në Abuja. /Telegrafi/