Telegrafi

Rrëzohet një aeroplan transportues ushtarak rus, katër të vdekur

Një aeroplan transportues ushtarak Ilyushin Il-76 është rrëzuar mëngjesin e sotëm në qytetin qendror të Rusisë, Ryazan.

Kështu kanë bërë të ditur mediat ruse duke raportuar se kanë vdekur katër persona dhe janë plagosur pesë të tjerë.

“Aeroplani u rrëzua pasi një nga motorët mori flakë. Sipas informacioneve të para, katër persona kanë vdekur dhe pesë janë shtruar në spital”, tha një burim nga Ministria e Situatave të Emergjencave.

Sipas informacioneve të Ministrisë së Mbrojtjes, aksidenti ka ndodhur kur aeroplani ishte duke kryer një fluturim stërvitor.

Ministria e Situatave Emergjente, gjegjësisht departamenti i rajonit Ryazan ka konfirmuar rrëzimin e aeroplanit në qytetin Ryazan ndërsa nuk u raportuan dëme në terren.

Ndryshe, autoritetet ukrainase deri më tani kanë zbuluar të dhëna se qindra aeroplanë rusë kanë rrëzuar që nga pushtimi i 24 shkurtit. /Telegrafi/