Një pistë është mbyllur në aeroportin Scottsdale, Arizona dhe ekuipazhet e emergjencës janë në vendngjarje pas rrëzimit të një aeroplani.
Zyrtarët e aeroportit Scottsdale në Arizona, SHBA – konfirmuan se incidenti ndodhi rreth orës 14:30 të hënën, transmeton Telegrafi.
“Një aksident ka ndodhur me mbërritjen në pistën 21”, u tha nga aeroporti.
“Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje për të vlerësuar situatën. Pista e Scottsdale është aktualisht e mbyllur”, theksuan ndër tjera nga aeroporti.
Zyrtarët nuk kanë konfirmuar ndonjë të lënduar apo nuk kanë dhënë detaje për shkakun e përplasjes.
An accident has occurred upon arrival to runway 21. Fire Department is on scene assessing the situation. Scottsdale Airports runway is currently closed. pic.twitter.com/soWypWJd2n
— Scottsdale Airport (@FlyScottsdale) February 10, 2025
Imazhet e shpërndara në mediat sociale tregojnë dy aeroplanë të prishur në pistë. /Telegrafi/