Një aeroplan i Marinës Mbretërore është rrëzuar në Cornwall. Policia lokale tha se dy persona u plagosën, por nuk janë në rrezik për jetë.
Një aeroplan që i përkiste Marinës Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar u rrëzua të enjten në Anglinë jugperëndimore, konfirmoi Ministria e Mbrojtjes.
Sipas raporteve, të dy anëtarët e ekuipazhit arritën të katapultohen para përplasjes, raporton deutschewelle.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se një hetim do të “fillojë në kohën e duhur”. Gjithashtu u konfirmua se dy pilotë po kontrolloheshin nga mjekët pas rrëzimit.
Ndryshe, aeroplani Hawk T1 që u rrëzua në rajonin e Cornwall ishte nga Skuadrona Detare 736, e vendosur në bazën Culdrose afër qytetit të Penzance. /Telegrafi/
https://twitter.com/DC_Police/status/1375032043776704514