Një aeroplan luftarak është rrëzuar pranë një baze ushtarake në juglindje të Spanjës të enjten, me ç’rast piloti ka humbur jetën, njoftuan autoritetet vendore.
Aeroplani ishte pjesë e kremtimeve për të shënuar ditën kombëtare të Spanjës në Madrid.
Ai është rrëzuar në afërsi të bazës Los Llanos, tek Albacete.
Aeroplani ishte pjesë e paradës ushtarake për të shënuar ditën kombëtare të Spanjës, thanë zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes.
Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar.