Një aeroplan luftarak amerikan F-16 u rrëzua të martën pasdite pranë qytetit gjerman jugperëndimor të Trier, me pilotin që doli nga kabina me siguri, tha baza ajrore e SHBA Spangdahlem.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, baza ajrore tha në një deklaratë se aeroplani luftarak F-16 Fighting Falcon u rrëzua rreth orës 3 të pasdites.
Një aksidenti i tillë ka ndodhur gjatë një stërvitjeje rutinore pranë Zemmer, rreth 20 km në veri të Trier në rrethin Trier-Saarburg, në shtetin gjerman Rhineland-Palatinate.
Deklarata thoshte se piloti kishte “kërcyer” në mënyrë të sigurt dhe me lëndime të lehta.
Shkaku i aksidentit është ende i paqartë, sipas deklaratës. /Telegrafi/