Një alpinist që po shëtiste nëpër Olympic National Park në Ëashington, ka rrëshqitur dhe ka rënë në lumin që e ka dërguar nëpër tri ujëvara.
Josh Reichert nuk ka mundur të ndaloj nëpër shtratin e rrëshqitshëm të lumit, dhe rrjedha e ujit e ka shtyrë drejt cepit ku ka rënë nga një lartësi prej 20 metrash, transmeton Telegrafi.
Meqenëse nuk ka mundur të ndalojë, 30-vjeçari ka kaluar edhe nëpër dy ujëvara tjera më të vogla.
Nga ky aksident ai ka shpëtuar mrekullisht, megjithëse e ka thyer një nyje të këmbës, por nuk ka marrë asnjë lëndim tjetër. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=gSXr_PsJX50