Një djalë i ri mrekullisht ka shpëtuar pasi ishte rrëzuar nga një shkëmb 100 metra të lartë, dhe kishte ngecur në një të çarë të shkëmbit.
Ky i ri është shpëtuar nga ekipet e zjarrfikësve të qytetit kinez Lanzhoi, të cilët e nxorën nga e qara duke e zbritur në tokë me litar, transmeton Telegrafi.
“Ai ishte i frikësuar dhe jo i lënduar”, ka deklaruar njëri nga zjarrfikësi i cili nuk hezitoi ta nxjerrë djaloshin nga shkëmbi 100 metra i lartë.
Në momentin që ai kishte rrëshqitur kishte filluar të bie por pas 40 metra “fluturim”, kishte ngecur në një të qarë të shkëmbit, duke i shpëtuar më të keqes.
Shumë kalimtarë rasti kishin mbetur të shokuar kur panë të riun duke qëndruar i varur në shkëmb, dhe kështu menjëherë i telefonuan ekipeve emergjente të cilat reaguan me shpejtësi për ta shpëtuar. /Telegrafi/