Telegrafi

Rrëzohet muri i porsandërtuar, lëndohet rënd punëtori 

Foto: Ilustrim

Një person ka marr lëndime të rënda trupore derisa ishte duke kryer disa punime të një shtëpie, me ç’rast  muri i porsandërtuar është rrëzuar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:42, në rrugën “Blerim Ademi”, në Prishtinë.

“Viktima, derisa ishte duke kryer disa punime të shtëpisë tek dëshmitari, është rrëzuar muri i posa ndërtuar dhe viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në raportin policor.

Siç thuhet në raport, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

“Njësitet relevante dhe inspektorati i punës kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet ndër të tjera në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim