Një mbikalim në “Interstate I-95” në shtetin amerikan të Philadelphias u shemb pjesërisht pasi një kamion mori flakë poshtë tij dhe u dëgjuan disa shpërthime.
Aktualisht rruga është e mbyllur në të dy drejtimet dhe për momentin nuk dihet nëse ka të lënduar apo të vdekur, dhe skenat nga vendi i ngjarjes janë apokaliptike, raporton nypost.
Autoritetet thonë se kamioni ka mbetur nën rrënoja ndërsa është dëmtuar edhe pjesa tjetër e mbikalimit, e cila nuk është shembur.
“Sot do të jetë një ditë e gjatë”, tha Dominick Mireles, drejtor i Zyrës së Menaxhimit të Emergjencave në Filadelfia.
Guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro, deklaroi se ishte informuar për situatën dhe u bëri thirrje banorëve që të largohen nga ai seksion i autostradës.
Sekretari amerikan i Transportit, Pete Buttigieg tha se ai po monitoron gjithashtu situatën dhe ka qenë në kontakt me Shapiron dhe Administratën Federale të Autostradave.
Ndryshe, zyrtarët ende nuk kanë bërë të ditur shkakun e zjarrit dhe se tashmë kanë nisur hetimet. /Telegrafi/