Site icon Telegrafi

Rrëzohet live prezantuesja më provokuese italiane

Padyshim që prezantuesja më provokuese dhe për shumëkush më e bukura, ka përjetuar një “rrëshqitje” në karrierë.

Megjithatë, edhe atëherë ajo arriti ta kalojë me një buzëqeshje.

Diletta Leotta, prezantuesja italiane është e njohur për të gjithë futbolldashësit.

Përfshirjet e saj nga stadiumi i Serisë A janë bërë antologjike dhe me të janë lidhur polemika të shumta, ndaj u tha edhe se ajo është e dashura e Zlatan Ibrahimoviq.

Në emision Diletta është mbuluar me lëng, gjë që është neveritur nga zonja e ulur pranë saj. Ajo vendosi të hakmerret dhe të lajë me atë lëng drejtuesin e këtij emisioni dhe pikërisht kur mendoi se kishte marrë hak, karma e kapi edhe një herë. Ajo ka rrëshqitur me taka të larta mbi pllaka, është rrëzuar në dyshemenë e studios dhe në një moment kamera ka kapur bigën e saj.

Fatmirësisht për këtë italiane nuk u pa asgjë, por rënia e saj u bë hit në rrjetet sociale. /Telegrafi/

https://twitter.com/dea_channel/status/1574389207509999618

Exit mobile version