Është duke u kryer një kërkim për katër anëtarët e ekuipazhit të një helikopteri të ushtrisë australiane pasi u rrëzua në Queensland.
Helikopteri MRH-90 Taipan u rrëzua pranë “Shkëmbit të Barrierës së Madhe” në orën 22:30 të së premtes gjatë stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me SHBA-në.
Një helikopter shpëtimi thuhet se ka pikasur mbeturina pranë ishujve Whitsunday, raporton skynews.
Ministri australian i Mbrojtjes, Richard Marles u tha gazetarëve se “helikopteri kishte në bord katër anëtarë të ekuipazhit. Për shkak se ishte një helikopter tjetër i pranishëm, kërkim/shpëtimi ka filluar menjëherë”.
“Ndërsa po flasim me ju tani, katër anëtarët e ekuipazhit ende nuk janë gjetur, por misioni i kërkim/shpëtimit po vazhdon”, deklaroi ai.
Australia dhe Shtetet e Bashkuara aktualisht po kryejnë stërvitje ushtarake përgjatë bregut australian që këtë vit përfshin 13 vende dhe më shumë se 30 mijë personel. /Telegrafi/