Telegrafi

Rrëzohet helikopteri në plazhin plotë me pushues në Miami, publikohen pamjet

Helikopteri i tipit Robinson R44 është rrëzuar në det në afërsi të plazhit plot me pushues në Miami.

Agjencia federale e aviacionit, po heton shkakun e rrëzimit të helikopterit me tre pasagjerë në Oqeanin Atlantik – në afërsi të një plazhi në Florida, transmeton Telegrafi.

Videoja e aksidentit shfaq momentin sesi rrëzohet helikopteri në zonën ku kishte shumë pushues.

Sean Adams, ishte një prej dëshmitarëve që ishte në plazh, i cili tha se ka parë helikopterin duke u sill para-pas para se të vinte deri te rrëzimi.

Gjithashtu ka theksuar se ka parë pilotin duke dalë nga helikopter – por dy pasagjerët tjerë ishin pavetëdije. /Telegrafi/