Tre persona kanë vdekur pasi një helikopter mjekësor u rrëzua pranë Natchez Trace në Misisipi.
Sipas Heath Hall, zëdhënës i zyrës së Sherifit të Qarkut Madison, helikopteri u rrëzua në një zonë shumë të pyllëzuar në jug të Natchez Trace Parkway dhe në veri të Pipeline, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët e Qendrës Mjekësore të Universitetit të Misisipi thanë se dy anëtarë të ekuipazhit të punonjësve të UMMC dhe një pilot Med-Trans ishin në bordin e helikopterit AirCare, në momentin e rrëzimit.
Asnjë pacient nuk ishte në bord. E Zyrtarët e UMMC thanë se familjet tani po kontaktohen. Hall tha se autoritetet po presin mbërritjen e FAA. /Telegrafi/