Telegrafi

Rrëzohet helikopteri afër Dubait, humbën jetën katër persona (Video)

Teli i ‘zip-line’ që ndodhet në Ras al-Khaimah afër Dubait, ka qenë shkaktari i aksidentit me fatalitet, që i ndodhi një helikopteri.

Agusta 139 që shërben për emergjenca, ka eksploduar pasi ngatërresës dhe është kthyer në një top zjarri, duke i lënë të vdekur katër personat që ndodheshin në bord, transmeton Telegrafi.

Pamjet e filmuara tregojnë helikopterin e përfshirë nga flakët, para se të bie në një pjesë shkëmbore.

Në fluturake ishin dy pilotë dhe dy mjekë, që po niseshin për të intervenuar për një aksident trafiku.

“Po shkonin për të marr një njeri, që pësoi aksident dhe mbeti i palëvizshëm. Ata vdiqën, pa pasur mundësi t’i ndihmonin” thuhet në raportin policor. /Telegrafi/