Katër ushtarë rusë kanë humbur jetën në një aksident ajror që ka ndodhur në aeroportin e Uglonijis në Rusi, ku një helikopter i tipit Mi-8 është rrëzuar.
Sipas të dhënave të para, aksidenti fatal është shkaktuar si pasojë e një defekti teknik, transmeton Telegrafi.
Një burim i afërt me ministrinë ruse të Mbrojtjes, ka konfirmuar se ishte pikërisht një defekt teknik që qoi në rrëzimin e helikopterit.
Mediat lokale raportojnë se të gjithë katër ushtarët që ishin në helikopter, kanë humbur jetën.
Brenda një jave janë rrëzuar dy helikopterë rusë Mi-8, pasi më 19 maj është rrëzuar një tjetër në Moskë ku humbën jetën anëtarët e ekuipazhit.
Edhe për rastin e parë mediat ruse kanë raportuar se arsyeja e rrëzimit ishte një prishje brenda helikopterit.
Ndërkaq më poshtë është publikuar videoja ku shfaqet momenti i rrëzimit të helikopterit i cili menjëherë shpërthen. Këto pamje janë kapur nga kamerat e sigurisë. /Telegrafi/