Një punëtorë ndërtimtarie është shpëtuar nga mjekët edhe pse pak kush kishte menduar se do ta mashtroj vdekjen, për faktin se një armaturë 130 centimetra e cila i është ngulur në testikuj kishte depërtuar afër qafës së tij.
Salim Sheikh, 33-vjeç, po punonte në katin e parë të një ndërtese kur rrëshqiti dhe ra mbi armaturat e çelikta të mbushura me beton, transmeton Telegrafi.
Ai është dashur të duroj dhimbjen e armaturës në trup për më shumë se 165 kilometra udhëtim deri në spital. Armatura që i ishte ngulur në testikuj, kishte depërtuar në gjithë trupin dhe kishte përfunduar në qafë, duke i thyer disa kocka.
Ajo kishte depërtuar nëpër veshkë, diafragmë dhe mushkëri, por jo edhe ne zemër, dhe pas intervenimit kirurgjik 5 orësh, mjekët arritën t’i heqin nga trupi.
Dhe pas dy ditësh qëndrim në kujdesin intensiv, Sheikh është transferuar në repartin tjetër ku pritet shumë shpejt të shërohet plotësisht. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=4OV_L__wCis