Bredhi i Vitit të Ri, i vendosur në sheshin Skënderbeu në kryeqytet, nuk i ka rrezistuar erës së fortë dhe është rrëzuar sot në orët e pasdites.
E shkurtër ka qenë jetëgjatësia e bredhit të vendosur në sheshin Skenderbeu në Prishtinë, si pjesë e projektit të Komunës së Prishtinës për dekorimin e kryeqytetit për festat e fundvitit, shkruan Telegrafi.
Bredhi nuk ka mundur t’i rrezistojë motit të lig me erë të fortë dhe reshje të shiut.
Në videon dhe fotografitë e siguruara nga Telegrafi shihet bredhi i Prishtinës i rënë për tokë, duke ndjekur kështu shembullin e atyre në Drenas e Lipjan të cilët po ashtu kanë rënë për tokë.
Komuna e Prishtinës sivjet ka ndarë mbi 50 mijë euro për dekorimin e kryeqytetit për festat e fundvitit. /Telegrafi/